Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë Një numër i konsiderueshëm banesash të braktisura në Gjirokastër krijojnë një kontrast të fortë me investimet e realizuara ndër vite për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Bëhet fjalë për rreth 50 banesa të kategorisë së parë dhe të dytë, të cilat prej vitesh janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa degradimi i tyre vazhdon në mënyrë të pandalshme. Nga moria e banesave karakteristike që ndodhen në zonën e mbrojtur, rreth dy të tretat janë të mirëmbajtura, ndërsa pjesa tjetër vijon të përballet me probleme serioze amortizimi.
Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Ardis Duka, problematikat kryesore lidhen me aspektin menaxherial. Banesat e braktisura dhe të rrënuara nuk kanë qenë në fokus të investimeve të Ministrisë së Kulturës për shkak të mungesës së konsensusit mes pronarëve të tyre, çka ka vështirësuar ndërhyrjet restauruese.
Në shumicën e rasteve, ndërhyrjet kanë qenë vetëm të karakterit emergjent. Një shembull i tillë është banesa e Angonatëve, ku vitin e kaluar DRKK ndërhyri në pjesën ballore të objektit për të shmangur rrënimin e mëtejshëm. Aktualisht, në Gjirokastër numërohen mbi 300 banesa në zonën e mbrojtur. Ato janë të kategorizuara sipas vlerave që mbartin dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre është përshtatur si bujtina, duke gjeneruar të ardhura shtesë për banorët.
Top Channel