Vdekja e katër ushtarëve izraelitë/ Reagon ministri i Sigurisë Kombëtare, Ben-Gvir: I gjithë Libani duhet të digjet, gjaku i bijve tanë…
Ushtria izraelite ka kryer sulme të reja ajrore mëngjesin e kësaj të premteje ndaj objektivave të Hezbollahut në Luginën Bekaa të Libanit.
Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), sulmet kanë në shënjestër infrastrukturën e grupit Hezbollah dhe vijnë si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga organizata e mbështetur nga Irani.
Më herët, ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron në jug të Libanit.
Ndërkohë, mediat libaneze raportojnë se sulmet izraelite gjatë natës në zonën e Nabatieh kanë shkaktuar të paktën 15 viktima.
Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut vijojnë të mbeten të larta, duke rritur frikën për një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon.
Top Channel