Ols Dado hetoi edhe vrasjet e 21 Janarit, Veliaj: Gjykata e Strasburgut e vlerësoi hetim të metë dhe me shkelje të rënda Avokati i Popullit kërkon miratimin e minimumit jetik, i cili sipas përllogaritjeve nuk mund të jetë nën 220 euro.
Endri Shabani raportoi para Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2025.
“Shtatë vjet më parë institucioni ynë ishte institucioni i parë publik që llogariti pragun e minimumit jetik në Shqipëri. Që nga ajo kohë, me indeksimin e inflacionit, sot kufiri i varfërisë është 22 000 lekë në muaj për frymë. Përballë këtyre shifrave, realiteti i mbrojtjes sociale flet vetë. Ne ende kemi pensione nën 10’000 lekë në muaj apo ndihmë ekonomike nën 9 000 lekë në muaj, çka është më pak se gjysma e këtij minimumi jetik”, u shpreh Shabani.
Shkeljet më të rënda të të drejtave të qytetarëve janë konstatuar në të drejtën e pronës dhe në sistemin gjyqësor, ku vonesat dhe pritjet e qytetarëve tejkalojnë çdo afat kohor.
Avokati i Popullit i kërkoi Kuvendit shqyrtimin e projektligjit për Avokatin e Popullit, duke kërkuar zgjerimin e mandatit të veprimit edhe në sektorin privat.
Top Channel