Nuk hapi çantën për të bërë kontroll fizik, avokati i Monika Kryemadhit nuk lejohet të futet në gjykatë

18/06/2026 14:09

Avokati i ish-deputetes Monika Kryemadhi nuk është lejuar të futet në ambientet e gjykatës pasi nuk ka pranuar të hapë çantën për kontroll fizik.

Ndërkohë çantat kalojnë në skaner, por punonjësit e sigurisë kanë kërkuar që çanta t’i nënshtrohet kontrollit fizik.

Sot po mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Meta dhe ish bashkëshorten e tij, procesi i cili është ndjekur nga gazetarja Anila Hoxha, është shoqëruar me debate dhe tensione.

Top Channel