Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në GJKKO
18/06/2026 12:00
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme.
SPAK më herët ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK ka sugjeruar pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në “Shërbim Prove” për 2 vjet.
Top Channel