SPAK zbarkon në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së, dyshohet për shpërdorim detyre
Do të zhvillohet ditën e sotme seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, para pak minutash avokati i Metës, Kujtim Cakrani ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, teksa ka ndarë edhe një komunikim të shkurtër me gazetarët e ndodhur në hyrjen e institucionit.
“Do të kemi lajme të mira, sot ka ‘good news’”, u shpreh Cakrani. Meta dhe Kryemadhi pritet të jenë të pranishëm në seancë, teksa prej javësh Meta është refuzuar në seri që seancat të filmohen dhe të transmetohen për publikun.
Top Channel