“Nëse të kafshon, ta këput gishtin”/ Alarm në Greqi, shqetësim në BE për peshkun balonë
Një zonë zgjedhore me vetëm 76 mijë votues në veri të Anglisë mund të ketë ndikim vendimtar në të ardhmen politike të kryeministrit britanik Keir Starmer.
Zgjedhjet e pjesshme që zhvillohen këtë javë në Makerfield po konsiderohen si një test kyç për udhëheqjen e tij, ndërsa në skenë ka hyrë një rival i fortë, Andy Burnham.
Burnham, i konsideruar si një nga politikanët më popullorë në Britani, synon rikthimin në Parlament përmes kësaj gare. Nëse fiton, ai pritet të sfidojë Starmerin për drejtimin e Partisë Laburiste, duke hapur rrugën për një garë të mundshme për postin e kryeministrit.
Interesi për zgjedhjet në Makerfield është rritur ndjeshëm pas rënies së popullaritetit të Starmer dhe rezultateve të dobëta të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale të muajve të fundit. Brenda partisë po shtohen zërat që kërkojnë një figurë të re për të rikthyer mbështetjen e elektoratit.
Përballë Burnham është kandidati i partisë së djathtë populiste Reform UK, Robert Kenyon, në një zonë që prej më shumë se një shekulli ka votuar tradicionalisht për laburistët. Rezultati i kësaj gare shihet si një tregues i rëndësishëm për të ardhmen e politikës britanike.
Nëse Burnham arrin të sigurojë mandatin e deputetit, presioni ndaj Starmer mund të rritet ndjeshëm, duke e kthyer këtë zonë të vogël zgjedhore në epiqendrën e politikës britanik
Top Channel