Detaje nga krimi brenda familjes në Lushnje/ Autori u konfliktua si fillim me të vëllanë, si u arratis me makinën e babait dhe më pas u vu në pranga në Fier
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në magazinën e një fabrike në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë magazinën e kompanisë, e cila prodhon letra të lagura dhe produkte të ndryshme higjienike. Fabrika administrohet nga investitorë turq.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës dhe policia, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo për shkaqet e zjarrit. Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve materiale.
Top Channel