Në ‘prag’ të shpalljes së pretencës, mamaja e Monika Kryemadhit në seancë: Nuk dua gjykim të shkurtuar, s’kam kryer pastrim parash

15/06/2026 12:30

Teksa pritej të shpallej pretenca për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, nëna e Monika Kryemadhit ka deklaruar se nuk dëshiron gjykim të shkurtuar.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se Fatime Kryemadhi ka deklaruar gjatë seancës se nuk do gjykim të shkurtuar, pasi nuk ka bërë pastrim parash.

E pandehura Fatime Kryemadhi në seancë kërkoi: “Nuk dua gjykimin e shkurtuar. S’kam bërë pastrim parash.”

Gjykata në fund njoftoi shtyrjen e seancës, pasi prokurori Arben Kraja nuk kishte ende gati pretencën.

Top Channel