“Vendimi për emërimin e administratorit i paligjshëm”/ Rektori i Universitetit të Shkodrës paraqet dorëheqjen, zbulohet letra që i dërgoi ministres Kumbaro
Me nismën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, Këshilli Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve do të zhvillojë mbledhjet e tij periodike në shkolla të qyteteve të ndryshme të vendit, duke përfshirë drejtpërdrejt në diskutime nxënës të arsimit parauniversitar dhe gjimnazistë.
Takimi i parë jashtë institucionit u zhvillua në Gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ku ministrja Sala bashkëbisedoi me nxënës, mësues dhe anëtarë të Këshillit mbi prioritetet e Agjendës Kombëtare të të Drejtave të Fëmijëve 2027–2030, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të fëmijëve dhe të rinjve në hartimin e politikave që i prekin ata.
“Fëmijët nuk janë thjesht përfitues të politikave tona, por janë qytetarë me të drejta të plota, me zë, me mendime dhe me potencial që duhet mbështetur e fuqizuar. Për këtë arsye, çdo politikë dhe çdo vendimmarrje duhet të vendosë interesin më të lartë të fëmijës në qendër”, u shpreh ministrja Sala.
Ministrja theksoi se agjenda e re do të fokusohet në tre drejtime kryesore: forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, eliminimin e çdo forme dhune dhe shfrytëzimi ndaj tyre, si dhe promovimin e mirëqenies dhe mundësive të barabarta për çdo fëmijë, pa lënë askënd pas.
Agjenda do të ndërtohet mbi një qasje të bazuar në të drejtat e fëmijës dhe në evidencë, duke adresuar njëkohësisht sfidat e reja me të cilat përballen fëmijët sot, përfshirë mbrojtjen nga dhuna, sigurinë në mjedisin digjital, përfshirjen sociale dhe mbështetjen për fëmijët në situata vulnerabël.
“Qëllimi ynë është që çdo fëmijë, pavarësisht vendbanimit, statusit social apo aftësisë, të ketë akses të barabartë në shërbime cilësore dhe mundësi zhvillimi”, tha ministrja Sala.

Gjithashtu, ministrja nënvizoi se një nga prioritetet për periudhën në vijim mbetet forcimi i mbështetjes për familjen, si mjedisi më i mirë për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, përmes zgjerimit të shërbimeve komunitare, kujdesit alternativ familjar dhe masave mbështetëse për familjet në nevojë.
Në përfundim, ministrja vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional për kordinimin e politikave dhe angazhimin në mbrojtjen e fëmijëve, si dhe inkurajoi këta të fundit që të vijojnë të jenë pjesë aktive e shprehjes së mendimeve dhe kërkesave të tyre në proceset vendimarrëse.
Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit dhe nxënësit ndanë mendime, ide dhe propozime mbi përfshirjen e tyre në hartimin dhe zbatimin e agjendës së re kombëtare për të drejtat e fëmijëve, mes tyre edhe përfshirja e fëmijëve në diasporë apo informimi periodik i të rinjve për zbatimin e Agjendës Kombëtare.
Top Channel