Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet në SPAK
12/06/2026 11:33
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Verdho ndodhet në Prokurorinë e Posaçme.
Kjo nuk është hera e parë e tij, teksa të njëjtën procedurë e ka kryer edhe gjatë muajve maj e qershor.
Top Channel