Zjarrfikësve u shpërndahen pajisje për mbrojtje nga zjarri, prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari: Filluam me masat e reja

12/06/2026 14:23

Prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka publikuar pamje nga takimet me zjarrfikësit dhe policinë, teksa kemi hyrë në stinën e verës, periudha më problematike e zjarreve.

Prefekti Hajdari njofton se zjarrfikësve u janë shpërndarë paketa për mbrojtjen nga zjarri, teksa shton se ka nisur marrja e masave paraprake për këtë periudhë.

“Zjarrfikësit nuk do te jenë heronjtë e vetëm, për tu mbrojtur nga zjarret”! Me masa të reja filluam nga Mali Dajtit….!

Morën pjesë ne takim drejtues të Njësive Administrative që administrojnë në territorin e tyre sipërfaqe pyjore dhe frutore, struktura e Zonave të Mbrojtura (ADZM), Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit, etj.

Ndërkohë mori pjesë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, zoti Arben Cara, dhe drejtuesi i Tiranës Shkelqim Goxhaj, Drejtoresha e Policise Bashkiake Elona Lalaj, etj

* Gjatë punimeve u theksua roli shumë i rëndësishëm i Njësive Administrative, siç janë strukturat më pranë komunitetit, të cilat realizojnë kontaktin në kohë reale me situatat emergjente.

Po ashtu, një rëndësi dominante pati roli i grupeve vullnetare të mbrojtjes civile, i cili është po aq i rëndësishëm sa strukturat kryesore të mbrojtjes civile në bashki dhe qark,

* Në mbyllje të këtij takimi, forcat vullnetare të të gjitha Njësive Administrative të bashkërenduara u trajnuan nga kuadrot specialistë të Drejtorisë së MZSH-së; nëpërmjet demonstrimeve për shuarjen e zjarreve në terren të hapur u demonstrua.

* Po ashtu, Shërbimi i MZSH Tiranë shpërndau paketa të pajisjeve individuale të mbrojtjes nga zjarri për çdo njësi administrative”, shkruan ai krahas videos.

Top Channel