Bayerni i Mynihut paralajmëron Realin e Madridit për Olise: E kotë që të nisë oferta, nuk jemi klub që shesim
Ish-sulmuesi gjerman Lukas Podolski ka ngritur akuza të rënda ndaj një spitali në Këln, duke pretenduar se nga trupi i gjyshes së tij të ndjerë janë vjedhur unaza e martesës dhe bizhuteri të tjera ari.
Sipas Podolskit, gjyshja e tij, Helene, ndërroi jetë më 27 dhjetor 2025 dhe në momentin e vdekjes mbante ende bizhuteritë e saj. Megjithatë, kur trupi iu dorëzua shtëpisë funerale disa ditë më vonë, sendet me vlerë mungonin.
“Është një katastrofë e vërtetë dhe një skandal”, deklaroi ish-futbollisti për mediat gjermane, duke shtuar se gjyshja kishte shprehur dëshirën të varrosej me unazën e martesës dhe se kjo ishte bërë e ditur edhe për stafin e spitalit.
Familja ka raportuar rastin pranë autoriteteve të spitalit. Nga ana tjetër, klinika nuk e ka mohuar incidentin, por ka refuzuar të japë detaje të mëtejshme, duke u justifikuar me rregullat për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Podolski ka treguar shpesh lidhjen e ngushtë me gjyshen e tij, të cilën e ka konsideruar si një figurë të dytë prindërore në jetën e tij. Pas ndarjes së saj nga jeta, ai publikoi një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku e falënderonte për mbështetjen dhe sakrificat që kishte bërë për familjen.
Top Channel