Kush po mbetet pa bileta? Renditja surprizuese e ekipeve që po ‘pushtojnë’ SHBA-në (Lista e plotë).
Një luftë e vërtetë mediatike dhe plot sarkazëm ka shpërthyer në kryeqytetin spanjoll mes dy rivalëve të përjetshëm, Real Madrid dhe Atlético Madrid.
Shkak është bërë merkatoja dhe konkretisht sulmuesi argjentinas, Julián Álvarez. Gjithçka nisi pasi Real Madridi publikoi një komunikatë zyrtare ku specifikonte se oferta e tyre për Álvarez ishte kthyer mbrapsht nga drejtuesit e Atléticos. Por kjo lëvizje e “Los Blancos” ka shkaktuar vetëm të qeshura dhe tallje te zyrat e Atléticos, të cilët nuk kanë rritur të qëndrojnë heshtur. Përmes një kundër-komunikate epike në rrjetet sociale, Atlético Madrid ka shpartalluar pretendimet e fqinjëve të tyre me një dozë të lartë cinizmi.

“Colchoneros” jo vetëm që mohuan se kanë marrë në konsideratë ndonjë ofertë të Realit për yllin e tyre, por i kujtuan atyre edhe marrëdhëniet me Akademinë. “Do të keni konfuzuar sjelljen e mirë me mirënjohjen, nuk ju falënderojmë për asgjë. Si mund të mos shkojmë dakord me ju, kur na bëni të qeshim madje më shumë se Barcelona?”, shkruhej ndër të tjera në reagimin zyrtar të Atléticos.

Në mbyllje të mesazhit, Atlético lëshoi edhe një akuzë direkte në formë shakaje për merkaton e moshave: “Duke përfituar nga marrëdhëniet e mira me presidentin tuaj të ri, bëni mirë të ndaloni së ‘vjedhuri’ lojtarë nga Akademia jonë. Faleminderit Real!”. Ky reagim ka ndezur menjëherë rrjetin, duke i dhënë një tjetër dimension rivalitetit të zjarrtë madrilen.
Top Channel