Risi në Premier League, do të lejohet të dëgjohen komunikimet mes futbollistëve dhe arbitrave
Vedat Muriqi ishte një protagonist absolut me Mallorca në kampionatin spanjoll të futbollit në sezonin që sapo u mbyll.
Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës shënoi 23 gola, por që për fat të keq nuk i mjaftuan skuadrës ishullore të evitojë rënien nga kategoria.
Kështu, pas 4 sezonesh në Spanjë, ‘Pirati’ ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të kthehet te Fenerbahçe ku luajti edhe në periudhën 2019-2021 përpara se te transferohej te Lazio në Serie A.
Transferimi i sulmuesit dardan në Turqi bën të lumtur pikërisht edhe Lazion me bardhekaltrit që kishin të drejtë të përfitimit të 45% të të ardhurave nga rishitja e kartonit të Muriqit nga ana e Mallorca ku futbollisti u transferua në vitin 2022. Fenerbahçe e bleu kartonin e Muriqit për rreth 15 milionë euro, me klubin roman që do të arkëtojë një shifër prej rreth 7 milionë eurosh.
Top Channel