Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10/06/2026 10:12

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një drejtues motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga. Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Korçës, në sallën e reanimacionit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel