“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër

09/06/2026 23:07

Në episodin e sotëm të ‘Punë pa Teka’ me Kristi Gongon, u trajtua tema e nallbanit, një profesioni gjithnjë e më shumë në zhdukje. Mbathja e kuajve dikur ka qenë profesion më vete dhe shumë i rëndësishëm, por tashmë nuk konsiderohet më i tillë.

Në bashkëbisedimin me gazetaren Kristi Gongo, Denis Sema, një nga nallbanët e paktë të mbetur në vendin tonë, tregon sfidat me të cilat përballet jo vetëm për profesionin, por edhe për faktin që vajzat nuk duan të martohen në fshat dhe djemtë mbesin pa martuar.

Sema: Është bërë problem për nuse, realisht. Edhe këtu për shembull në Çermë, që është një zonë afër Divjakës, që nuk është një zonë malore, ka rrugë, ka të gjitha kushtet, faktikisht vajzat sapo dëgjojnë fshat. Edhe nëse ke mundësi ekonomike, jeton mirë, thjesht kanë paragjykimin. Edhe për fat të keq shumë çuna në fshat janë beqarë.

Gazetarja: Ja do e largojmë paragjykimin me Punë pa teka.

Sema: Fiks.

Gazetarja: Ku ke emigruar?

Sema: Kam qenë në Itali për 11 vite.

Gazetarja: Ike i ri?

Sema: Po, 18 dhe 30 vjeç jam kthyer. Pastaj hapa fermën në 2009.

Gazetarja: Të ktheheshe përsëri, do kishe bërë të njëjtën zgjedhje?

Sema: Besoj se po. Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër. Realisht është… Është problem me nuset.

Top Channel