“Sterilizimi”/ Çfarë po ndodh në seancën gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin, Beqaj kërkon pushimin e çështjes: Provat digjitale të përjashtohen, nuk kam vjedhur
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro, të dyshuara si të përfituara përmes dokumenteve të falsifikuara.
Sipas hetimeve që lidhen me procedimin penal të vitit 2023, pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas, rezulton se personi nën hetim, K.B., ka përfituar dy pasuri të paluajtshme në zonën e Vlorës, konkretisht tokë arë me sipërfaqe 1600 m² dhe ullishte 1900 m², me dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, sekuestroi pasuri me vlerë 5 milionë euro, të rezultuara të përfiturara me dokumente të falsifikuara.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gërma c) i K.Penal, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.
Për rrjedhojë, me kërkesën e Prokurorsië pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
– Pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe
– Pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B.
Top Channel