Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar, shpallet në kërkim 41-vjeçari pengmarrës
Një nga organizatorët e protestave të quajtura “Revolucioni i Flamingove”, Andi Tepelena, ka deklaruar se në tubim nuk duhet të mbajnë fjalime kryetarë partish, deputetë apo politikanë, por figura publike nga fusha të ndryshme si arti, shkenca dhe kultura, si dhe qytetarë të thjeshtë.
Në një reagim publik, ai thekson se protesta ka ardhur si pasojë e shqetësimeve për ndërhyrje në zona të mbrojtura dhe problemeve të akumuluara sociale, ekonomike dhe të pronësisë, të cilat sipas tij kanë shkaktuar zemërim të gjerë qytetar.
Sipas organizatorëve, protesta është një lëvizje qytetare e pakthyeshme që synon ndryshime të thella politike në vend.
Reagimi i plotë i Andi Tepelena:
Një sqarim i detyruar për opinionin publik!
Kjo shkëndijë zemërimi erdhi si pasojë e alarmit që ngritën ambjentalistët kur konstatuan gardhimin e 600 hektarë nga ana e Kastratit e zonës së mbrojtur Pishë Poro- Zvërrnec-Nartë, Zonë e Mbrojtur. Dhuna që ushtruan më pas banditët e kompanisë private security, ndaj banorit të zonës dhe protestuesve, solli reagimin e menjëhershëm tek Drejtoria e Policisë. Pas kësaj pjesa tjetër, është një zemëratë popullore si pasojë e problemeve të akumuluara, si shpopulllimi dramatik, korrupsioni, kosto e papërballueshme e jetesës, vjedhja e parase dhe pasurisë publike, plaçkitja e pronës private dhe dhunimit të komuniteteve rreth tyre si Rjoll, Dukat, Thell, e plot të tjera).
Nga ky shpërthim zemërate, njërezit, krejt natyrshëm, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Çdo ditë e tij në pushtet është fatkeqsi dhe rrezik kombëtar.
Një grup nismëtar, i përbërë nga aktivistë atdhetarë, të rinj e të reja vullnetarë jo partiakë, kanë mbajtur barrën logjistike këto ditë.
Cfarë kërkon populli nga kjo protestë në vija të përgjithme.
Rëndësi të kuptohet që tek kjo protestë të parët vijnë qytetarët pastaj partitë.
Ftohen qytetarët, intelektualët, artistët, sindikatat, grupet e interesit të bëjnë betejën e tyre, të shtohen dhe të japin një kontribut në largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Kjo revoltë popullore është pa kthim mbrapa, është betejë ekzistenciale për Shqipërinë.
Top Channel