Një video me golat e tij më të bukur në La Liga dhe një postim enigmatik: ‘Kam një lajm interesant përpara se të përfshihem plotësisht në Botëror, kështu që qëndroni në linjë’. Në këtë mënyrë, Alexandër Sorloth ka ndezur tifozët e Juventusit që shpresojnë që ta shohin norvegjezin me fanelën bardhezi sezonin e ardhshëm.

Tani është e qartë se është pikërisht Sorloth objektivi kryesor i Comolli dhe Ottolinit për të zëvendësuar Vlahovic që do të largohet. Spalleti kërkon një qendërsulmues dhe 30 vjeçari norvegjez duket se është elementi ideal. Më pas do të flitet për Randal Kolo Muani, por ky është një kapitull tjetër që duhet shkruar së bashku me PSG.

Për momentin, është Sorloth njeriu tek i cili janë hedhur prozhektorët e Zonjës së Vjetër. Vetë Spalletti hyri në veprim për të bindur norvegjezin që të transferohet në Torino dhe ia doli mbanë. Tashmë është arritur marrëveshja me përfaqësuesit e futbollistit për një kontratë 3-vjeçare me opsion edhe për një vit dhe me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon, gjysma e shifrës që pretendonte Vlahovic.

Tani duhet gjetur marrëveshja edhe me Atletico Madrid. Kërkesa e Los Colchoneros rezulton se është rreth 30 milionë euro, shifër që Juventusi duket se është gati ta paguajë por duke përfshirë një sërë bonusesh të lidhura me paraqitjet dhe rezultatet. Pa harruar këtu se paralelisht po vijojnë diskutimet për blerjen e kartonit të Nico Gonzales nga ana e klubit madrilen që në një farë mënyre mund të ndikojë në dialogun mes palëve.

E sigurt në këtë pikë është se Juventusi e ka me ngut mbylljen e tratativave për Sorloth edhe për faktin se tashmë Botërori është në prag dhe golat e tij mund të tërheqin vëmendjen edhe të ndonjë klubi tjetër të rëndësishëm evropian që do të rriste vlerën e kartonit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexander Sørloth (@asorloth)

Top Channel