Vincenzo Italiano pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së njohur turke, Beşiktaş. Sipas raportimeve të fundit mediatike, ish-tekniku i Bologna-s ka gjetur akordin e plotë me drejtuesit e klubit nga Stambolli dhe zyrtarizimi i marrëveshjes është vetëm çështje kohësh.

Ish-timonieri i Fiorentina-s pritet të hedhë firmën mbi kontratë ditën e sotme, ku do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare që do ta lidhë atë me “Shqiponjat e Zeza”, duke nisur kështu një aventurë të re premtuese në elitën e futbollit turk. Te ky klub, tekniku italian do të gjejë yllin e Kosovës, Milot Rashica, si dhe mesfushorin kuqezi Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në Stamboll si i huazuar në gjysmën e dytë të sezonit.

Drejtuesit turq po vlerësojnë seriozisht mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të Asllanit, dhe emërimi i Italianos në stol mund të rezultojë vendimtar për qëndrimin e shqiptarit në Turqi.

Top Channel