Imazhi i sulmit të Juventusit është duke u ndryshuar. Me largimin e sigurt të Dusan Vlahovic që nuk do të rinovojë kontratën që skadon në 30 qershor, drejtuesit e klubit bardhezi është vënë në ndjekje të dy blerjeve të reja për t’ia bërë dhuratë trajnerit Luciano Spalletti.

Kjo edhe për faktin se janë lojtarë të ndryshme në repartin ofensiv  që janë me valixhe në dorë; për Milik projektohet një zgjidhje e kontratës, për Opendën po kërkohet një destinacion për ta sistemuar me huazim, edhe David është në dyshim(gjithçka do të varet nga ofertat që mund të vijnë pas botërorit). Me vetëm Boga dhe Yildiz e Conceiçao, për Juventusin bëhet domosdoshmëri ardhja e dy futbollistëve në skuadër.

Emri i parë është ai i Randal Kolo Muani, për të cilin PSG i ka ulur pretendimet nga 40 në 30 milionë euro, por në orët e fundit është ndezur pista që të çon te Alexander Sorloth. Juventusi e ka seriozisht për sulmuezin norvegjez, 1.96 m i gjatë dhe që u ndoq edhe në janar nga Shefi Ekzekutiv Damien Comolli. Javën e kaluar një delegacion i bordit drejtues të Juventusit udhëtuan për në Oslo për t’u takuar me përfaqësuesit e Sorloth. Kontaktet patën një përfundim pozitiv; paga 6 milionë  euro bruto e përfituar nga qendërsulmuesi i Atletico Madrid hyn në parametrat e Zonjës së Vjetër. Por sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, rruga për te Sorloth u hap përfundimisht nga Luciano Spalletti që dha miratimine  tij me trajnerin që mësohet se ka pasur një komunikim telefonik me Sorloth dhe u bind nga motivimet e futbollistit për të dhënë Ok e tij për tratativat

I përshkruar nga Diego Simeone si një ‘vrasës me pagesë’ i vërtetë në zonën kundërshtare, Sorloth përjetoi një sezon si figurant  me Atletico Madrid këtë vit, i mbyllur në hierarkitë e skuadrës nga Julian Alvarez dhe Antoine Griezmann. Pavarësisht se ishte zgjedhja e tretë, futbollist ka regjistruar shifra të rëndësushme në sezonin që sapo u mbyll; 54 ndeshje, 20 gola dhe 1 asist në totale, një rendiment që konfirmon gjakftohtësinë dhe kapacitetin e tij për të vendosur ndeshjen në zhvillim e sipër. Sorloth, gjithashtu ka ditur të tregojë me kombëtaren se mund të bashkëjetojë me një tjetër qendërsulmues puro i kalibrit të Erling Haaland. Pas interesit të shfaqur nga Milani në javët e kaluara, Juventusi duket se ka bërë lëvizjen vendimtare i ndihmuar edhe nga vullneti i vetë sulmuesit të Atletico Madrid.

Los Colchoneros që e kishin blerë norvegjezin përpara 2 vitesh për rreth 30 milionë euro, e ka nxjerrë zyrtarisht në merkato dhe tani e vlerësoj kartonin e tij për 25-30 milionë euro. Çelësi për të zhbllokuar operacionin dhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në aspektin ekonomik mund të jetë Nico Gonzales. Atletico Madrid dëshiron të mbajë futbollistin por nuk ka ndërmend të paguajë 32 milionë euro për të dhe i kërkojnë ulje Juventusit. Në këtë pikë përfshirja e Nico Gonzales në tratativat për Sorloth mund të jetë zgjidhja perfektë për të dy klubet.

Top Channel