Gjeti saktë 3 kampionët e fundit të Botës/ Formula ekonometrike zbulon fituesin surprizë të Botërorit 2026
Real Madrid është gati të dominojë sërish merkaton e transferimeve me lëvizje të bujshme që pritet të tronditin futbollin europian.
Sipas një raportimi ekskluziv nga mediat italiane, Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të krahut, Denzel Dumfries.
Megjithatë, kreu i klubit madrilen nuk u mjaftua me kaq. Gjatë deklaratës së tij, Perez ka lëshuar një deklaratë bombastike që ka vënë në alarm klubet e mëdha europiane, duke zbuluar se Reali ka gati një mega-ofertë prej 150 milionë eurosh për të rrëmbyer një tjetër emër të madh të futbollit botëror.
Edhe pse emri i lojtarit që pritet të kushtojë 150 milionë euro po mbahet ende i fshehtë nga drejtuesit e klubit spanjoll, kjo lëvizje e dyfishtë konfirmon strategjinë e qartë të Madridit për të ruajtur dominimin absolut në Europë, duke nisur me përforcimin e krahut të djathtë me holandezin Dumfries dhe duke u përgatitur për një tjetër blerje “Galaktike”.
Top Channel