Kombëtarja përgatitet për Luksemburgun, Uzuni mungoi sërish, gjendje gripale për Mehmetin

04/06/2026 13:33

Pas ndeshjes me Izraelin, Kombëtarja shqiptare nisi punën për sfidën tjetër miqësore, atë me Luksemburgun që do të luhet në 6 qeshor. Të drejtuar nga Rolando Maran dhe stafi i tij, kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Trajneri italiane i Kombëtares e ndau skuadrën në dy grupe. Grupi i lojtarëve që u aktivizuan në sfidën e së mërkurës zhvilloi një seancë rikuperimi, ndërsa ata me pak ose aspak minuta u stërvitën normalisht.

Në këtë seancë stërvitore mungoi sërish Myrto Uzuni, i cili kaloi një gjendje gripale dhe situata e tij po monitorohet. Ai mund të kryejë një stërvitje të diferencuar gjatë pasdites.

Ndërkaq, mësohet se edhe Anis Mehmeti ka kaluar një gjendje gripale dhe në orët në vijim do të bëhet vlerësimi edhe për të. Ditën e premte, Kombëtarja do të zhvillojë seancën stërvitore zyrtare në Air Albania Stadium ku do të luhet edhe sfida me Luksemburgiun që do të transmetohet edhe në platformën Digitalb.

Top Channel