Kombëtarja përgatitet për Luksemburgun, Uzuni mungoi sërish, gjendje gripale për Mehmetin
Denzel Dumfries po vrapon me shpejtësi drejt Madridit. Marrëveshja mes holandezit dhe Realit tashmë është arritur. Gjithçka është e kryer për një kontratë 4 vjeçare me futbollistin që në mënyrë sekrete ka kryer edhe vizitat mjekësore në Holandë dhe për këtë arsye nuk ishte në fushën e lojës në ndeshjen miqësore me Algjerinë.
Në orët e fundit u fol për një tratativë të mundshme mes Interit dhe Realit të Madridit; 20 milionë eurot e parashikuar për Dumfries do të paguhen në një zgjidhje të vetme. Për këtë arsye u ngrit hipoteza e negociatave mes drejtuesve të të dy klubeve duke parë edhe raportet e mira mes tyre, për të gjetur një marrëveshje ndryshe nga ajo që është në klauzolë.
Por nuk do të jetë kështu; në selinë e Interit erdhi një komunikatë zyrtare nga Reali i Madridit që përafron vullnetin për të aktivizuar klauzolën e zgjidhjes së kontratës së holandezit me klubin zikaltër. Tani mes Dumfries dhe Realit të Madridit janë zgjedhjet presidenciale që nuk duket se do të rezervojë surpriza; Florentino Perez që do të kthejë në kryeqytetin spanjoll edhe Jose Mourinhon, është favoriti i madh për të fituar në zgjedhjet e kësaj të diele.
Top Channel