Mbiemri Zidane bën sërish ligjin në futboll, djali i legjendës shkëlqen në miqësoren e luksit ndaj Holandës
Babai i Erling Haaland, Alfie, dhe agjentja e tij, Rafaela Pimenta, kanë reaguar menjëherë duke përgënjeshtruar zërat e fundit mbi një marrëveshje të arritur me Realin e Madridit.
Në një deklaratë ekskluzive, ata i kanë cilësuar raportimet e mediave si thjesht spekulime argëtuese të lidhura me prapaskenat politike të klubit spanjoll. “E gjitha kjo është shumë argëtuese, por NUK është e vërtetë. Ne u urojmë gjithë të mirat të dy kandidatëve në zgjedhjet e Real Madridit,” u shprehën ata prerazi, duke sqaruar se gjithçka që po qarkullon është pjesë e lojës mediatike gjatë fushatës elektorale për presidencën e “Los Blancos” dhe duke shuar, të paktën për momentin, shpresat e tifozëve për një transferim të bujshëm.
Top Channel