“Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove”/ Rama në CNN: Njerëzit meritojnë të jetojnë në një tjetër lloj mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën

03/06/2026 21:04

Kryeministri Edi Rama, në intervistën e tij për CNN Interantional, tha se projekti në Zvërnec nuk ka lidhje me shkatërrimin e ekosistemit në atë zonë.

Ai shtoi gjithashtu se projekti nuk ekziston ende dhe planet e publikuara online janë foto të krijuara në rrjetet sociale.

“Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt.

Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer. E kuptoni? Dhe më lini të përfundoj”, tha Rama.

Top Channel