‘Shpresoj të më jepet mundësia të luaj’-kështu u shpreh mesfushori i ri Luis Hasa, që ishte risia e listës së të grumbulluarve të Rolando Maran për ndeshjet miqësore me Izraelin dhe Luksemburgun.

Dhe trajneri i ri i kuqezinjve ia plotësoi dëshirën mesfushorit. Luis Hasa e bëri debutimin e tij me Kombëtaren e madhe pikërisht në ndeshjen miqësore me Izraelin.

Maran vendosi ta aktivizojë atë në minutën e 78 të ndeshjes kur rezultati sa kishte shkuar 1-0 për Izraelin në vend të Qazim Laçit. Luis Hasa e mori lejen nga FIFA për të luajtur me kombëtaren shqiptare në muajin mars.

Më parë ai kishte qenë pjesë e ekipeve të moshave të Italisë deri në grupmoshën U21 për të zgjedhur më pas të veshë ngjyrat kuqezi deri sa arriti të bëjë edhe debutimin nën urdhrat e Maran.

Video e hyrjes në fushë i Hasës

Top Channel