Live/ Protestuesit kundër projektit të Zvërnecit çajnë kordonin metalik dhe i drejtohen Kryeministrisë. Policia kundërpërgjigjet me ujëhedhëse

03/06/2026 18:43

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për ditën e katërt të protestës për Zvërnecin.

Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni.

Gjithashtu përplasja ka agravuar, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave.  Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec.

19:04 Fotolajm/ Përplasja e ashpër mes protestuesve dhe policisë, çahet kordoni metalik, qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë me banderola dhe flamuj

Dita e katërt e protestës për Zvërnecin kanë sjellë përplasje të ashpra mes policisë dhe qytetarëve. Këta të fundit arritën të çanin kordonin metalik të vendosur në kryqëzimin te Piramida dhe shkuan drejt Kryeministrisë. Ata mbanin parulla dhe flamuj, teksa kanë ngritur edhe podiumin ku disa nga qytetarët do të marrin fjalën.

18:57  Protestat për Zvërnecin/ Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë

Protesta për Zvërnecin ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.

18:43 Policia bllokon bulevardin me gardh metalik, Hita: Është standard i vendosur prej kohësh, nuk bëjmë ndryshime për këtë aktivitet

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi pak para nisjes së protestës së qytetarëve, se gardhi metalik në Bulevard është vendosur për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael.

18:31 “Nuk sheh syri, sheh mendja”/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave për Zvërnecin. Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec.

18:07 “Revolucioni i Flamingove”/ Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për ditën e katërt të protestës për Zvërnecin. Një pjesë e madhe e tyre mbanin në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”. Ata pritet të marshojnë nga sheshi drejt Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.

Top Channel