Kombëtarja shqiptare do të luajë gjatë kësaj jave dy ndeshje miqësore me Izraelin dhe Luksemburgun. Kuqezinjtë vijnë në këto përballje me një staf krejt të ri teksa në pankinë tani është Rolando Maran. Julian Shehu përpara sfidës së parë miqësore, atë me Izraelin, tha se do të bëjë maksimumin në fushën e lojës.

‘Mendoj se çdo trajner ka idetë e veta përsa i përket pozicionimit të lojtarëve në fushë, nuk e di nëse do të jem më përpara apo në të njëjtin pozicion, e rëndësishme është që sa herë të jem në fushë me Kombëtaren të jap maksimumin dhe më të mirën për ekipin. Nuk e di saktësisht ku do të jem se trajneri ka idetë e veta për lojën, do të bëj maksimumin nëse do jem para ose do të jem më mbrapa-tha Julian Shehu.

Mesfushori kuqezi më pas theksoi se skuadra kombëtare duhet të ndërtojë një identitetit të ri dhe se çdokush që vjen në Kombëtare e meriton vendin e tij

‘Çdo trajner dëshiron ta krijojë ekipin në bazë të ideve që ka, mund të ketë ndryshime dhe është normale që të ketë përderisa trajneri është i ri. Shpresoj që këto dy ndeshje të jenë shumë të rëndësishme për ne, përsa i përket vazhdimësisë që do kemi në ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator, do të bëjmë maksimumin dhe të ndërtojmë identitetin tonë me trajnerin e ri.Çdo lojtar që vjen në ekipin Kombëtar e meriton të jetë përderisa është këtu, çdo pozicion dhe çdo vend është i hapur për gjithsecilin dhe do të luajë ai që meriton të luajë”, tha Shehu në konferencën e zakonshme për shtyp’-deklaroi Julian Shehu.

Top Channel