Kandidati për president i Fenerbahçes, Hakan Safi, ka ndezur merkaton e klubit turk me deklarata të forta dhe të sinqerta të raportuara nga mediat italiane si Sportmediaset.

Gjatë një takimi me anëtarët e kongresit, ai ka zbuluar prapaskenat e interesimit për yllin e Milanit, Rafael Leão, duke shuar shpresat e tifozëve për këtë transferim, por duke premtuar goditje të tjera të mëdha.

“Nuk është lojtar për ne”

Ndonëse emri i Rafael Leãos ishte përfolur si një objektiv i madh i Fenerbahçes në rast të fitores së Safi-t në zgjedhjet e klubit, kandidati ka qenë mjaft i prerë: “Shkova dhe e ndoqa nga afër Leaon. Që në minutën e 10-të e kuptova që ai nuk është lojtar për ne. Si e kuptova? Pyetëm dhe hetuam rreth tij te të gjithë,” u shpreh Safi. Ky vendim duket se lidhet me karakterin e lojtarit dhe dëshirën e portugezit për të vijuar karrierën në një kampionat më elitar sesa ai turk, gjë që e bën transferimin e tij jo të duhurin për projektin e Fenerbahçes.

Premtimi për dy yje botërorë

Pavarësisht tërheqjes nga gara për Leãon, Safi ka garantuar se nuk do të mungojnë blerjet e profilit të lartë nëse ai merr drejtimin e klubit pas zgjedhjeve të qershorit. Ai premtoi transferimin e dy lojtarëve të kombëtares turke dhe të paktën dy (ndoshta tre) yjeve të futbollit botëror.Ndër objektivat kryesorë mbetet sulmuesi i Borussia Dortmund, Serhou Guirassy, me të cilin Safi konfirmoi se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta: “U takova personalisht me Serhou Guirassy më 23 prill dhe kemi një tjetër takim të planifikuar. Kushdo që fiton zgjedhjet duhet ta transferojë atë, dhe unë do ta bëj këtë të mundur.” Me këto lëvizje, Hakan Safi synon të ndërtojë një skuadër që do të rikthejë titullin kampion dhe do të ringjallë netët e mëdha të Champions League në Stamboll.

Top Channel