Inter e ka marrë shumë seriozisht çështjen Curtis Jones. Është pikërisht futbollisti anglez i Liverpool i përzgjedhuri nga drejtuesit e klubit zikaltër për të përforcuar mesfushën, ku i destinuar për t’u larguar është pikërisht Davide Frattesi.

Me qëndrimin e Mkhitaryan që u bind nga Chivu që të vazhdojë të luajë me Interin edhe për një vit tjetër, kampionët e Italisë do të mund të sjellin vetëm një futbollist përsa i përket repartit të mesfushës me Kone dhe Jones që bëhen alternativa të njëri-tjetrit.

Në Montecarlo, Drejtori Sportiv i Interit, Ausilio foli me kolegun e tij te Liverpool, Richard Hughes për Jones gjë që tregon se klubi zikaltër e ka seriozisht për 25 vjeçarin. Por tratativa është vetëm në fillimet e saj; Liverpool nuk bën ulje dhe për futbollistin, kontrata e të cilit skadon në 2027 kërkon jo më pak se 30 milionë euro të shoqëruar me një përqindje përfitimi në rast rishitje të lojtarit. Ndërsa oferta zikaltër është 20 milionë euro.

Për t’u përcaktuar është edhe pozicioni i Aleksandar Stankovic, që është në Milano ku kreu vizitat për përshtatshmërinë sportive te CONI. Në ditët e ardhshme, Aleksandr Stankovic, djali i Dejan Stankovic, që përjetoi një sezon të shkëlqyer me Brugge, pritet të takohet me drejtuesit e Interit që kanë të drejtën e riblerjes së tij për 23 milionë euro. Ende nuk është e qartë nëse do të qëndrojë apo do të kalojë te ndonjë skuadër tjetër.

Te Interi nuk ka siguri për të ardhmen e Dumfries që në kontratën e tij ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 25 milionë euro, që bëhet aktive vetëm në korrik dhe për holandezin janë të interesuar dy gjigandët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madridi. Në këtë pikë për kampionët e Serie A nxehet gjithnjë e më shumë pista që të çon te Marco Palestra që kthehet te Atalanta pas huazimit te Cagliari. Inter është gati të ofrojë 40 milionë euro për të bindur klubin bergamask që ta lejojë të largohet. Një operacion i vështirë, por Marotta këmbëngul për Palestrën.

Mbrojtja; De Vrij, që është lënë jashtë skuadrës së Botërorit, por negocion për rinovimin e kontratës. Interi kërkon t’i propozojë zgjatjen e saj për 1 vit, ndërsa futbollisti kërkon një kontratë 2 vjeçare. Por në repartin e prapavijës duhet një përforcim dhe në këtë pikë fiton terren kandidatura e Solet nga Udinese dhe humbet ajo e Muharemovic nga Sassuolo.

Portieri; është i sigurt qëndrimi i Josep Martinez që do të jetë titullar, ndërsa për rolin e zëvendësit të tij, po lakohet shumë emri i Ivan Provedel, kontrata e të cilit me Lazion skadon në qershor.

Top Channel