Inter e ka seriozisht për Curtis Jones, klubi zikaltër hyn në kontakt me Liverpool
Crystal Palace pushtoi median sportive mbrëmjen e së mërkurës teksa arriti të fitojë Conference League duke mundur në finale Rayo Vallecanon. Por cila është historia e këtij klubi që deri më sot ka qenë krejtësisht i panjohur për një pjesë të mirë të admiruesve të futbollit në botë.
Crystal Palace e ka marrë emrin nga një pallat imponues prej kristali që u ndërtua brenda Hyde Park në 1851 sipas një projekti të arkitektit Joseph Paxton, por që më pas u shemb krejt dhe u rindërtua në fshatin Sydenham Hill, në një zonë në jug të Londrës.
Rreth pallatit nisi të krijohej një komunitet, më pas një lagje që me kalimin e kohës u aneksua nga metropolitana e Londrës. Më pas u ndërtua një stadium në brendësi të Crystal Palace Park dhe punëtorët e mirëmbajtjes dhe pastrimit të pallatit të kristaltë themeluan një skuadër futbolli, që fillimisht nuk kishte emër.
Në 10 shtator të 1905 u themelua një klub i vërtetë që fillimisht u quajt ‘The Glaziers’ për t’u pagëzuar më pas me emrin Crystal Palace. Në fillim ngjyrat e klubit ishin e kaltërta dhe ngjyra vishnje sepse trajneri i parë i skuadrës Edmund Goodman kishte punuar me Aston Villa që e ka fanelën pikërisht me këtë ngjyrë. Por më pas me kalimin e kohës u kalua te ngjyrat kuq e blu
Trajneri i parë i huaj i Crystal Palace ka qenë Frenk De Boer. Në vitin 2017, holandezi qëndroi në drejtimin e skuadrës për 77 ditë me rezultate katastrofike për t’u zëvendësuar nga Roy Hodgson që ka lindur pikërisht në Croydon, jo larg stadiumit të Palace.
Aktualisht, aksioneri kryesor i Crystal Palace është një sipërmarrës amerikan që quhet Ëoody Johnson që është njëkohësisht edhe pronar i skuadrës së NFL, New York Jets. Johnson e bleu paketën më të madhe të aksioneve(rreth 43%) nga manjati John Textor. Bashkëpronar dhe tifoz i parë i klubit është Steve Parish, 60 vjeç që merr përsipër të gjitha zgjedhjet teknine dhe që në këto 13 muaj iu gëzua më shumë se të gjithë triumfeve të Crystal Palace.
Top Channel