Lista e parë e Maran, 27 emra, dy debutues, pesë rikthime dhe katër mungesa, çfarë na tregon përzgjedhja e “epokës së re”?
Mbi një shekull histori me një palmares thuajse bosh, më pas si me magji, vijnë 3 trofe të ngritur brenda 1 viti; FA Cup 2024/25, Communitys Shield dhe tani Conference League.
Një anomali e vërtetë për një klub të themeluar në 1905 dhe që ka në pankinë një trajner si Oliver Glasner që do të largohet. Por futbolli aktual është i tillë; skuadra e 15 e Premier League mund të përballet fare mirë me të gjitha kundërshtaret e kampionateve të tjera, madje edhe ato të një niveli të shkëlqyer.
Është ky një tjetër sinjal i dominimit të futbollit anglez në Evropë dhe kjo shfaqet qartë këtë sezon. Për momentin kemi dy triumfe, Aston Villa në Europa League dhe Crystal Palace në Conference League madje pa pësuar gola në finalet respektive. Mungon vetëm finalja e kompeticionit më të rëndësishëm, Champions League dhe e vetmja ku skuadra angleze, Arsenali nuk shihet si favorite kundrejt kundërshtarit të saj, që është Paris Saint Germain. Por një finale dihet që nuk i merr parasysh vlerat absolut. Ndërkaq, me fitoren në Conference League të Crystal Palace, Premier League për të dytin vit radhazi do të ketë 9 skuadra në kompeticionet evropiane, edhe ky është një rekord.
Kështu në Ligën e Kampioneve Premier League do të përfaqësohet nga Arsenal, Manchester City, Manchester United, Aston Villa dhe Liverpool, në Europa League janë Bournemouth, Sunderland dhe pikërisht Crystal Palace si fituese e Conference League, kompeticion ku ai që do të ketë mundësinë të marrë pjesë është pikërisht Brightoni.
Top Channel