E çuditshme në SHBA, qeni plagos me pushkë një grua në rrugë. Si ndodhi ngjarja e pazakontë
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Odeh, gjatë një bastisjeje në Rripin e Gazës.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Katz deklaroi se “komandanti i katërt i krahut ushtarak të organizatës Hamas në Gaza u eliminua” dhe shtoi se operacioni u krye nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet.
Ai përgëzoi forcat izraelite për operacionin, duke theksuar se Izraeli mbetet i përkushtuar për të ndëshkuar të gjithë ata që, sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit.
“Ne jemi të përkushtuar për të eliminuar të gjithë ata që udhëhoqën masakrën e 7 tetorit dhe kështu do të jetë: të gjithë janë të dënuar me vdekje, kudo që të jenë”, shkroi ai.
Katz gjithashtu përsëriti qëndrimin e qeverisë izraelite se Hamasi nuk duhet të ketë më asnjë rol në administrimin e Gazës, as në aspektin civil dhe as ushtarak.
Në një tjetër deklaratë, ai tha se Izraeli po shqyrton edhe një “plan emigrimi vullnetar” nga Rripi i Gazës, duke shtuar se ai do të zbatohet “në kohën dhe mënyrën e duhur”.
Deklaratat e ministrit vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa operacionet ushtarake izraelite në Gaza vijojnë dhe situata humanitare mbetet kritike.
Top Channel