‘Jo absolutisht jo’, Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe nëse ai dorëzon uraniumin e pasuruar 27/05 18:13
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për negociata me Evropën.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmëvë, RIA.
Moska e sheh diskutimin që po zhvillohet në Evropë rreth kandidatëve të mundshëm për negociatorë me Rusinë si një zhvillim pozitiv, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Kujtojmë se Putin muajin e kaluar kërkoi që bisedimet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian t’i ndërmjetësonte, ish-kancelari gjerman, miku i tij, Gerhard Schroeder, propozim i cili u refuzua menjëherë nga pala evropiane me pretendimin e se ai nuk është i besueshëm, për shkak të marrëdhënies së tij me kreun e Kremlinit.
Top Channel