Kurban Bajrami në Kukës, qindra besimtarë falin namazin në dy xhamitë e qytetit

27/05/2026 07:35

Ashtu si në mbarë botën, edhe në Kukës besimtarët myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit.

Në dy xhamitë e qytetit, pjesëmarrja e besimtarëve ishte e lartë, jo vetëm në ambientet e brendshme, por edhe në ato të jashtme.

Pas faljes së Kurban Bajramit, besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë harmoni dhe paqe, ndërsa këtyre urimeve iu bashkua edhe myftiu i Kukësit, Emirjon Vathaj.

Top Channel