Kurban Bajrami festohet në Korçë dhe Pogradec mes lutjeve dhe mesazheve për familjen dhe besimin

27/05/2026 10:46

Kurban Bajrami është falur këtë mëngjes në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori” në Korçë, ku morën pjesë qindra besimtarë myslimanë, të cilët më pas kanë përcjellë urimet në këtë ditë feste.

U festua edhe në xhaminë “Ebu Beker” në Pogradec, ku të pranishëm ishin qindra besimtarë myslimanë.

Në përfundim të faljes së namazit, imami i xhamisë, Mirel Mazelli, vuri theksin te rëndësia e forcimit të marrëdhënieve familjare, veçanërisht në këto ditë feste.

Ai u ndal edhe te mesazhi i kurbanit, duke apeluar që ky akt të mos kthehet në reklamim në rrjetet sociale, por të mbetet një vepër e sinqertë shpirtërore, një lidhje e drejtpërdrejtë me Zotin, në mënyrë që të jetë i pranueshëm dhe i pastër në qëllimin e tij.

Top Channel