Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partisë së kryeministrit, rritet presioni mbi qeverinë Sanchez
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas Konferencës së fundit Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në ecurinë e procesit të negociatave për anëtarësim.
Në një seri reagimesh të publikuara në platformën “X”, Delegacioni i BE-së nënvizon se mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian është shënuar një përparim i dukshëm, pas përcaktimit të kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1, të njohur si “Themelorët”.
Sipas njoftimit zyrtar, ky grupkapitull përfshin fusha kyçe të procesit të integrimit, si funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike që lidhen me përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian.
“BE-ja dhe Shqipëria arrijnë një moment të rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1: Themeloret.
Ky grupkapitull përfshin tema si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike”, shkruhet në reagimin e Delegacionit.
EU and Albania reach a milestone in accession talks, by setting closing benchmarks for cluster 1: fundamentals.
This covers topics such as the functioning of democratic institutions and public administration reform, as well as economic criteria.
More➡️ https://t.co/mRwdpGEr75 pic.twitter.com/7ytdBr2HwS
— EU Council (@EUCouncil) May 26, 2026
Top Channel