Festa e Kurban Bajramit, faljes së namazit në Fushë-Krujë i bashkohen edhe të huajt

27/05/2026 10:11

Me qindra Besimtarët myslimanë ne Fushe-Krujë qe në orët e para te mëngjesit kanë tejmbushur stadiumin për të falur Kurban Bajramin.

Muharrem Vrana hoxha i fushe Krujës në ligjëratën e tij ka falënderuar Besimtarët  sidomos moshat e vogla, të cilët janë duke treguar besimin tek Zoti, për vepra të mira.

Ai uroi për me shumë begati, harmoni, paqe dhe mirësi për çdo besimtar. Faljes së Kurban Bajramit janë bashkuar Besimtarët nga vende te ndryshme të botës të cilët aktualisht ndodhen të punësuar në zonën e Krujës.

Top Channel