Bie zjarr te Drejtoria e Policisë Tiranë, shkëndija elektrike i vë flakën sallës së network-ut
27/05/2026 20:07
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në sallën e network-ut të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Nga incidenti janë djegur disa kabuj elektrikë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë. Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Top Channel