Nesër Kurban Bajrami, KMSH uron: Festa që na fton të reflektojmë. Shoqëria ka nevojë për më shumë dashuri

26/05/2026 13:06

Ditën e nesërme besimtarët mysliman në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë ku theksoi s Kurban Bajrami është festë që na fton të reflektojmë teksa shkojë se shoqëria ka nevojë më shumë për dashuri .

“Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam. Është festa e sakrificës, e bindjes ndaj Zotit, e solidaritetit dhe e dashurisë për njeriun. Ky mesazh mbetet edhe sot një thirrje e fuqishme për të forcuar moralin, përgjegjësinë dhe humanizmin në jetën tonë të përditshme.

Kjo festë na fton të reflektojmë më shumë për njëri-tjetrin, të jemi më pranë familjeve tona, më pranë të moshuarve, njerëzve në nevojë jetimëve dhe çdo zemër që ka nevojë për mbështetje e shpresë. Kurbani nuk është vetëm një ritual fetar, ai është një akt solidariteti, ndarje dhe kujdesi për tjetrin”, nënvizoi Spahiu.

Kemi nevojë më shumë se kurrë për mirëkuptim, dialog, respekt dhe bashkim mes njerëzve. Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë dashuri, më shumë drejtësi dhe më shumë shpresë.“Shqipëria është një vend që ka ruajtur harmoninë ndërfetare dhe respektin reciprok mes besimeve. Kjo është një vlerë e çmuar që duhet ta ruajmë dhe ta forcojmë çdo ditë. Festa të tilla na kujtojnë se besimi duhet të jetë gjithmonë një burim paqeje, qytetarie dhe shërbimi ndaj të mirës së përbashkët”, tha Spahiu.

Kurban Bajrami do të falet ditën e mërkurë, 27 maj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Top Channel