Shkrumbohet makina në Fier, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike
Tirana ka mirëpritur konferencën rajonale që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët: transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama u shpreh se BE-ja e ka ndihmuar vendin tonë dhe është treguar bujare ndaj kërkesave të Shqipërisë, duke shtuar se me Bashkimin Europian ‘nuk ka makthe gjatë natës’.
Rama: Megjithëse për arsye misterioze regjimi komunist nuk e dogji arkivin e pronave, por i mbajti dhe i ruajti me shumë siguri. Ajo që ndodhi në vitet 1990 ishte një katastrofë. Në këtë kuadër trashëguam një tjetër shtresë pronësie, ajo e titujve të falsifikuar të pronësisë. Të zgjidhësh gjithë këtë është sfidë e vërtetë që ka të bëjë me kompromise shumë të vështira dhe të dhimbshme, sepse nuk është e mundur një pastërti e plotë. Përveç kësaj kishim edhe një gjyqësor që ishte shumë i përfshirë në ngatërresa të mëtejshme duke humbur sipërfaqe të mëdha shtetërore dhe publike përmes vendimeve të gjykatave të cilat janë të pabesueshme, mahnitëse.
Nuk ka një vend tjetër ku mund të gjesh vendime gjykate që ankimuesit marrin më shumë sesa kërkojnë. A mund ta imagjinoni dikë që kërkon 5 hektarë dhe merr 200 hektarë. Është e qartë pse dhe si. Ajo që morëm ishte një vendim i mirë, ai që mori parlamenti për të gjithë fermerët në ’90, që u dha fermerëve një shkresë për përdorimin e tokës. Nga përdorimi i tokës u kthye në përvetësim të tokës. Kemi parë edhe plazhe që janë përvetësuar, det të përvetësuar.
Nuk besoj se kemi parë ndonjëherë gjëra të tilla në kadastrën e një vendi. Hartuam legjislacionin e ri, punuam me partnerë të përkushtuar, morëm dhe dritën jeshile nga GJEDNJ. Disa gjyqtarë kanë vendosur se mund të marrin sot vendime bazuar në ligje të së djeshmes. Ligji i ri në zbatim për kompensimin mund të anashkalohet dhe vendimet e gjykatave që krijojnë një barrë të shtuar mbi financat e shtetit mund të jepen edhe sot. Situata është e komplikuar, nuk po ankohem, nuk do zgjedh rrugën e thjeshtë për t’ju thënë se sa e mirë është puna jonë në këtë vend, por po ju kënaq si të ftuar me aq argëtim. Është argëtuese kur e sheh nga jashtë, një telenovelë e pafundme.
Nuk u dorëzuam, teknologjia e re po na ndihmon të trajtojmë ato që ndryshe do të ishte e pamundur të trajtoheshin. Është episod faktik i jetës reale në Shqipëri. Dikujt iu desh të ishte viktima e hapje-mbylljes së hartës, kishte krijuar një krisje që imagjino, ke një vendim gjykate që thotë prona jonë është te kjo vrimë, por nuk ta japim dot se është këtu. Po e mbyll duke përmendur një fjalë që tha drejtoresha e përgjithshme. Në fund të fundit, po, teknologjia e re, inteligjenca artificiale, mund të bëjë mrekullira, por edhe mund të të drejtojë tek një ngërç tjetër nëse të dhënat nuk janë të sakta.
Kjo është një sfidë tjetër. Kam një fjalë të shkruar këtu që jam i sigurt që nuk doni ta dëgjoni, është një ushtrim i vështirë, është pjesa më e vështirë për procesin e negociatave dhe ndërtimit të shtetit. Pak nga pak po e rregullojmë situatën. Vlerësoj ndihmën e BE, por edhe që ka marrë në konsideratë me bujari kërkesat tona për kadastrën. Pjesa tjetër e partnerëve kanë dhënë këshilla shumë të mira dhe i falënderoj.
Së shpejti do të kemi edhe reformën e agjencisë, do të mbështjellim më shumë detyra nën një çati. Bashkimin e një sërë agjencive në një. Kemi bekimin dhe mallkimin që kemi tutor mbi kokë, BE-në, që na thotë kjo është mirë, kjo keq, këtu ke dalë mirë, këtu keq.Me BE është e sigurt që natën nuk ke makthe. Nuk është parajsë, por nuk ka alternative.
Top Channel