Lautaro Martinez, rekord me Argjentinën, shënon tjetër gol dhe një tjetër podium absolut
Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izrael dhe Luksemburgut më 1 qershor.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar programin e skuadrës sonë përfaqësuese për këto dy ndeshje.
Sipas komunikatës së FSHF, gjithçka do të nisë më 28 maj, me shpalljen e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Rolando Maran, në orën 10:00, ndërsa një orë më vonë, tekniku i kuqezinjve do të dalë në konferencën zyrtare për mediat. Seanca e parë stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet më 1 qershor, ndërsa ndeshja e parë miqësore është programuar më 3 qershor, në orën 20:00, ndaj Izraelit.
Sfida e dytë miqësore do të luhet më 6 qershor, në orën 20:00, përballë Luksemburgut. Të dy takimet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” dhe do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel