Modeli Trump te Milani, kur pushteti bëhet spektakël dhe klubi kthehet në një “gjykatë”
Kombëtarja shqiptare e U21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor; ndaj Sllovenisë dhe Italisë. Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e vitit 2027 me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore të kompeticionit
Risia në këtë listë të trajnerit Bushi është përfshirja për herë të parë në skuadër e portierit të Elbasanit, Klevi Totoshi dhe të Blerton Isufit, i cili aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Molde.
Ndeshja e parë miqësore, Slloveni U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”. Ndërsa sfida e dytë, Itali U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”.
Lista e futbollistëve të grumbulluar të Kombëtares U21
Portierë : Giulio Veliaj, Klevi Totoshi, Alain Taho
Mbrojtës : Zylyf Muça, Arlind Kurti, Ervin Bashi, Adi Kurti, Maldin Kacurri, Aurel Marku, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Enes Osmani
Mesfushorë: Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ammar Asani, Dario Daka, Benjamin Dibrani, Blerton Isufi, Burak Alili
Sulmues : Erald Maksuti, Kevin Dodaj, Rrok Toma, Olsi Myrta, Elmedin Rama.

Top Channel