Sezoni katastrofik i kuqezinjve, reagon Leao: Ka qenë një periudhë që më ka vënë në provë, Milani do të kthehet i lavdishëm
Milani ka nisur një fazë të re ndryshimesh të thella në klub, pas largimeve të Massimiliano Allegrit, Igli Tares, Giorgio Furlanit dhe Geoffrey Moncadës.
Tashmë fokusi i drejtuesve kuqezi është rindërtimi i skuadrës dhe zgjedhja e trajnerit të ri.
Sipas mediave italiane, pronari Gerry Cardinale i ka besuar Zlatan Ibrahimovic menaxhimin e projektit teknik, ndërsa lëvizja e parë e suedezit pritet të jetë emërimi i trajnerit të ri të Milanit.
Në orët në vijim, Ibrahimovic do të zhvillojë një takim në Londër me trajnerin spanjoll Andoni Iraola, i cili konsiderohet favorit për të marrë drejtimin e kuqezinjve. Në takim do të jetë i pranishëm edhe vetë Cardinale.
Iraola vjen pas një periudhe shumë pozitive te Bournemouth, ku arriti të siguronte vendin e gjashtë në Premier League dhe kualifikimin në Europa League. 43-vjeçari, ish-legjendë e Athletic Bilbaos si futbollist, do të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit, pasi kontrata e tij përfundon më 30 qershor.
Raportohet se trajneri spanjoll përfitonte rreth 1.8 milionë euro neto në sezon në Angli, një shifër e konsideruar e përballueshme për financat e Milanit.
Megjithatë, Iraola nuk është emri i vetëm në listën e Ibrahimovic. Alternativa të tjera për pankinën kuqezi mbeten edhe Xavi, ish-trajneri i Barcelonës, Mark Van Bommel dhe Thiago Motta, i cili është ende nën kontratë me Juventusin pavarësisht shkarkimit sezonin e kaluar.
Top Channel