Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Kolumbinë, pasi dy gra 20-vjeçare u ekzekutuan nga persona të armatosur dhe të maskuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Girón, në veri të vendit.
Viktimat janë identifikuar si Karen Valentina Vega Peralta dhe Cristina Amaya Diaz. Sipas mediave lokale dhe burimeve policore, Peralta punonte si modele në kamera online, ndërsa njëkohësisht ushtronte edhe profesionin e infermieres.
Hetimet paraprake tregojnë se Karen Valentina Vega Peralta dyshohet se ishte në një lidhje me një anëtar të bandës së trafikut të drogës “Los del Sur”, çka besohet të ketë qenë edhe arsyeja kryesore e atentatit mafioz.
🇨🇴 🚨 HORROR EN COLOMBIA: Salió de fiesta con su mejor amiga y perdió la vida en un violento ajuste de cuentas.
Lo que comenzó como una divertida noche de fiesta entre amigos terminó de la manera más oscura posible en el municipio de Girón, al norte de Colombia. Alrededor de las… pic.twitter.com/aOWVciL5Bx
— MACHI 👑 (@arroba_machi) May 26, 2026
Sipas policisë, dy të rejat po ktheheshin nga një dalje nate kur u ndoqën nga persona që lëviznin me motoçikletë. Pak minuta më vonë, autorët e maskuar u zunë pritë dhe hapën zjarr ndaj tyre në rrugë.
Peralta u godit me plumba në shpatull dhe në gjoks, duke humbur jetën në vendngjarje. Trupi i saj mbeti i shtrirë në rrugë deri në mbërritjen e forcave të policisë dhe ekipeve mjekësore.
Ndërkohë, shoqja e saj, Cristina Amaya Diaz, u plagos rëndë gjatë sulmit. Ajo u transportua me urgjencë në një spital lokal, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë.
Autoritetet kolumbiane besojnë se objektivi kryesor i atentatit ishte Peralta, ndërsa Diaz dyshohet se u vra aksidentalisht pasi ndodhej me të në momentin e sulmit.
Pas ngjarjes së rëndë, policia ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Sipas autoriteteve, është ngritur edhe një “ekip special hetimor”, i cili po analizon kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e mbledhura në zonë për të zbardhur plotësisht krimin.
Vrasja e dy të rejave ka rikthyer shqetësimin për nivelin e lartë të dhunës dhe aktivitetit të bandave kriminale në disa rajone të Kolumbisë, ku atentatet me armë zjarri dhe larjet e hesapeve mes grupeve rivale mbeten të shpeshta.
Top Channel