Conference League/ Trajneri i Crystal Palace: Nuk e di çfarë iu japin për të ngrënë trajnerëve baskë që janë të gjithë në finale

26/05/2026 23:47

Oliver Glasner, trajneri i Crystal Palace është shfaqur në konferencën për shtyp në prag të finales së Conferencë League ndaj Rayo Vallecanos që do të luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure në Leipzig.

Tekniku i skuadrës londineze theksoi se fitorja e kësaj finaleje ka një domëthënie më të madhe për futbollistët e tij sesa për atë vetë.

‘Fitorja e kësaj finaleje do të thoshte shumë, por jo aq për mua përsonalisht sa për lojtarët sepse e di se sa kanë punuar për të arritur deri këtu-tha Glasner në fjalën e tij.

Tekniku austriak foli edhe për trajnerët baskë që këtë sezon kanë arritur në finalet e të gjithë kompeticioneve të UEFA, Mikel Arteta, Unai Emery dhe pikërisht Inigo Perez të cilin do ta ketë edhe kundërshtar

‘Do të tentojmë të shohim se çfarë janë sepse duhet të jetë diçka shumë e mirë-tha Glasner duke qeshur-ndoshta Yeremi e di sepse edhe ai është spanjoll. Të gjithë ata po bëjnë shumë mirë’

Crystal Palace ka pasur një sezon me shumë ulje ngritje dhe Glasner foli edhe për këtë.

‘Gjithnjë jam pozitiv, por pas një viti kaq të gjatë dhe me kaq shumë ndeshje, ka momente të vështirë në dhjetor dhe janar-tha Glasner-pasi siguruam qëndrimin në Premier League mundëm të përqendroheshim te Conference League’.

Top Channel