Cesc Fabregas shpresonte ta mbante te Como, por Reali i Madridit i ka idetë e qarta. Flasim për Nico Paz që shumë shpejt do të kthehet të Los Blancos pas dy sezoneve në Serie A.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, klubi merenges ka 2 javë kohë për të aktivizuar klauzolën e riblerjes së futbollistit për 9 milionë euro. Dy javë që nisën mbrëmjen e së dielës pas ndeshjes së fundit të Serie A

Rikthimi i 21 vjeçarit në Madrid nuk ka lidhje me procesin elektoral të Realit të Madridit që ka marrë vëmendjenë këto ditë në kryeqytetin spanjoll, ndryshe nga sa ndodh me çështjen Jose Mourinho.

Reali i Madridit e konsideron riblerjen e Nico Paz një lëvizje shumë të mirë  dhe për këtë arsye nuk ka pasur asnjëherë dyshime në lidhje me operacionin pavarësisht presingut të Como që ka shfaqur vullnetin për ta mbajtur në radhët e tij e sidomos interesit të Interit që u bë publik pas deklaratave të Javier Zanettit.

Argjentinasi që do të jetë në Botërorin e kësaj vere me kombëtaren argjentinase, mund të ketë një kontratë të përmirësuar në aspektin financiar pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin italian të futbollit.

Top Channel