Inter, e ardhmja e Dumfries vihet sërish në dyshim, Liverpool e vë përsëri në shënjestër, por edhe Barcelona është aty pranë
Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Milano për vrasjen e ish-udhëheqësit të tifozëve ultras të Inter Milan, Daniel D’Alessandro ka bërë një rrëfim të detajuar në sallën e gjyqit, duke pranuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë që i mori jetën Vittorio Boiocchi.
D’Alessandro deklaroi para gjykatës se ka vepruar nën ndikimin e drogës dhe për përfitime financiare, duke thënë se ishte i varur nga kokaina dhe se ishte përfshirë në ngjarje pas kërkesave të personave të tjerë të dyshuar në dosje.
Ai tregoi se fillimisht i ishte kërkuar vetëm të shërbente si shofer, por më pas situata kishte eskaluar deri në ekzekutimin e planit kriminal. Në dëshminë e tij, ai shprehu gjithashtu pendesë për veprimin, duke kërkuar falje familjes së viktimës.
Në të njëjtin proces ka dëshmuar edhe ish-udhëheqësi i “Curva Nord”, Andrea Beretta, i cili aktualisht bashkëpunon me drejtësinë. Ai ka rrëfyer për konfliktet e brendshme brenda grupit të tifozëve, që sipas tij u shndërruan nga “miqësi dhe vëllazëri” në përplasje për kontroll dhe ndikim.
Beretta ka deklaruar se pas ngjarjeve është përfshirë në një “spirale dhune”, duke pranuar se situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe se kishte rrezikuar edhe veten dhe familjen e tij.
Hetimet për vrasjen e Boiocchi-t, i cili u ekzekutua në vitin 2022 jashtë banesës së tij, vijojnë ende, ndërsa autoritetet italiane po shqyrtojnë dëshmitë e të pandehurve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel